Integrimi i Ballkanit në BE, Hahn: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut shembuj pozitivë

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë shembuj pozitivë, sa i përket angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor për të ndihmuar rajonin në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Kështu shprehet Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johanes Hahn.

Duke folur për portalin Ballkani Perëndimor Europian, zyrtari thekson se ky rajon do të fuqizojë Unionin. Hahn vlerëson se BE duhet të vendosë pro hapjes së negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Megjithatë eurokomisioneri pranon se duhet bërë ende shumë punë.