Lezhë, godet mjeken e Urgjencës, arrestohet në flagrancë

Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas 65 vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës një nga mjeket e Urgjencës së qytetit.  

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.35, dhe forcat e rendit kanë arrestuar personin kur ai ndodhej ende në ambientet e spitalit.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Lezhë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Shkarkoni aplikacionin e A2