Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lleshaj: 5 policë në Spitalin e Traumës. PD: 15 protestues të plagosur

Nga A2 CNN
13 Prill 2019, 21:07 | Kronikë
Lleshaj: 5 policë në Spitalin e Traumës. PD: 15 protestues

Ndërsa protesta është duke vazhduar ende në zonën rreth Parlamentit, me protestuesit që hedhin kapsolla e policinë që reagon me gazlotsjellës e ujë, ajo që dukët më shqetësuese janë të plagosurit.

Ministri Sandër Lleshaj ka reaguar për herë të dytë në Twitter, duke shkruar se 5 efektivë të policisë janë duke marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës. “5 punonjës të Policisë së Shtetit të plagosur janë në Spitalin e Traumës, pasojë e ethes për pushtet të një grupi të papërgjegjshëm parapolitik”.

Në anën tjetër reagon edhe PD që bën të ditur se janë plagosur rreth 15 qytetarë, mes tyre edhe gazetarë. “Janë mbi 15 protestues të verifikuar aktualisht në protestë të plagosur ose me probleme të rënda me frymëmarrjen. Nga organizatorët e protestës raportohen edhe gazetarë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani