Milani fiton betejën më të rëndësishme, ende jo luftën për Champions

Milani është rikthyer të fitorja ndoshta në ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni, ndaj rivalit direkt për Champions League, Lazios.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Gattuso arritën ta thyejnë portierin shqiptar Strakosha vetëm me anë të një 11-metërshi, të fituar në minutat e fundit të ndeshjes, të cilin e ktheu në gol Kessie.

Me këtë fitore, Milani mbetet në vendin e katërt në renditje, në kuotën e 55 pikëve. Ndërkohë, Roma është vetëm një pikë prapa pasi fitoi 1-0 më herët ndaj Udineses.

Ndërkohë, në garë për Champions janë edhe Atalanta, por edhe Lazio e Torino.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN