Policia “blindon” Kryeministrinë – VIDEO

Kur ka mbetur edhe pak kohë nga nisja e protestës së opozitës ditën e sotme, e paralajmëruar në orën 18:00 përballë kryeministrisë, me qindra efektivë policie kanë zënë pozicionet rreth godinës.

Protestuesit ende nuk janë grumbulluar, ndërsa është bërë e ditur se për sigurinë e kësaj proteste janë të angazhuar mbi 1500 forca policore.

Ndërkohë, mbështetës të opozitës nga shumë qytetet të vendit i bashkohen protestës. Në Kukës, drejtues të PD shprehen se do të ketë një pjesëmarrje masive në protestë.

Edhe në Shkodër, mbështetësit e PD janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës .

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se aksioni opozitar do të vijojë dhe një Shqipëri pa Ramën kryeministër do të jetë një vend më i mirë.

  • LAJMI I FUNDIT | KLP rendit kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku është renditur e dyta me 406
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pik
  • LAJMI I FUNDIT | Në vend të tretë është vendosur Fatjona Memçaj me 362 pikë