“Rama ik”, mbështetës të opozitës nga rrethet drejt Tiranës

Partia Demokratike mban sot protestën e tretë kombëtare, pjesë e nëntë protestave të saj për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Mbështetës të opozitës nga shumë qytetet të vendit i bashkohen protestës. Në Kukës, drejtues të PD shprehen se do të ketë një pjesëmarrje masive në protestë.

Edhe në Shkodër, mbështetësit e PD janë nisur me autobusë dhe me makina personale drejt Tiranës .

Ish-deputeti i PD, Bardh Spahia thotë se aksioni opozitar do të vijojë dhe një Shqipëri pa Ramën kryeministër do të jetë një vend më i mirë.

Edhe sot si të gjitha herët, qytetarët e lirë të Shkodrës do të jenë në ballë të kësaj proteste. Ka një mijë e një arsye për të protestuar. Objektivi kryesor është largimi një orë e më parë i Edi Ramës, si e keqja më e madhe që po u merr frymën qytetarëve shqiptarë. Sot, më shumë se kurrë më parë, gjithkush është i vetëdijshëm se pa largimin e Edi Ramës nuk ka zhvillim, nuk ka luftë kundër varfërisë dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët dhe nuk ka të ardhme drejt integrimit në BE”, tha ish-deputeti i PD, Sahia.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN