Rama reagon ndaj Bashës: Protesta nuk ishte as e madhe, as e denjë, thjesht e turpshme

Menjëherë pas mbylljes së protestës ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në Twitter ka hedhur poshtë pretendimin e kreut të PD, Basha, për madhështinë e saj.

“Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica është shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për PD-LSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovrani në 30 qershor”, shkruan Rama.

Shkarkoni aplikacionin e A2