Reagon Rama: Keqardhje për policët nga goditjet qorre të dy partive të verbuara

Për protestën e opozitës dhe situatës së tensionuar që po mbizotëron pranë Parlamentit ka reaguar edhe Kryeministri Edi Rama në Twitter.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme!”.

Rama vazhdon më tej duke shkruar: “Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN