Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Saga "opozita-ndërkombëtarët”, BE e SHBA kundër bojkotit opozitar

Nga A2 CNN
13 Prill 2019, 15:13 | Politikë
Saga "opozita-ndërkombëtarët”, BE e SHBA kundër

Dhuna në protestat e opozitës dhe dalja nga parlamenti janë dënuar nga ndërkombëtaret, si ata evropianë, ashtu edhe ata përtej oqeanit.

 Zv. ndihmës sekretari amerikan i shtetit Matthew Palmer një ditë përpara vendimit për të dorëzuar mandatet telefonoi liderët e opozitës, Lulezim Bashën dhe Monika Kryemadhin duke i këshilluar kundër dorëheqjeve të koordinuara dhe në masë të deputetëve të opozitës nga parlamenti.

“Kjo do të dëmtonte përpjekjet për reforma dhe do të dëmtonte një institucion të rëndësishëm të demokracisë”- mësohet të ketë qenë komunikimi i Palmer.

Më 7 mars në Tiranë mbërriti zyrtari i lartë i BE, Christian Danielsson. Mesazhet e tij ishin të kristalizuara. “Bojkotimi i parlamentit nuk është në një linjë me qasjen tonë dhe dialogu është i domosdoshëm në demokraci. Fakti që opozita nuk është në kuvend minon procesin e integrimit. Këtë e diskutuam sot dhe e bëra shumë të qartë te opozita”.

Ndërkohë ambasada e SHBA dhe BE në Tiranë kanë bërë thirrje të vazhdueshme që protestat e opozitës të mos jenë të dhunshme.

Kryediplomati i BE Luigi Soreca ka shprehur keqardhjen për mos reflektimin e opozitës. “Opozita po mban qëndrim pa u kthyer pas dhe kjo është për të ardhur keq. Ja kemi thëne disa herë ketë gjë, por pa sukses. Kjo ndikon në integrimin e Shqipërisë. Ne kemi kërkuar dialog dhe jemi të paanshëm. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të dialogojnë”.

I fundit, që në fakt ishte dhe i pari që bëri telefonatën e rëndësishme nga departamenti amerikan i shtetit, Matthew Palmer mbërriti në Tiranë, me mesazhe te qarta. ‘“Nuk jam këtu për të negociuar. Qeveria është legjitime. do të ishte fatkeqësi për opozitën nëse nuk do te hynte në zgjedhje.  Ky është një detyrim që ata kanë ndaj votuesve të tyre, të futen në ringun politik e të garojnë. Bojkoti apo djegia e mandateve janë në kundërshti me parimet demokratike”.

Por teksa Palmer u largua, opozita nuk i hoqi asnjë presje agjendës së saj politike.

Sot pasdite, do të mirëpresin protestuesit ne bulevard për te larguar Edi Ramën dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

A2 CNN Livestream

Dita jonë