Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Thaçi akuzon Serbinë: Po mundohet të mohojë gjenocidin në Kosovë

Nga A2 CNN
13 Prill 2019, 12:29 | Kosova

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi lëshoi akuza ndaj zyrtarëve të Beogradit.

Me anë të një statusi në Facebook, ai shkruan se krerët e Serbisë po mundohen të mohojnë krimet, spastrimin etnik dhe gjenocidin e kryer nga ushtria serbe në Kosovë.

Postimi i Hashim Thaçit

 “Të mohosh gjenocidin e Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë është sikur të mohosh Holokaustin e nazizmit të Hitlerit. Ka vetëm një dallim: Holokausti është dënuar, kurse krimet e Serbisë po kalojnë po u ndëshkuar nga bashkësia ndërkombëtare!”, shkruan Thaçi.

Presidenti i Kosovës vlerëson se një qasje e tillë e Serbisë nuk ndihmon në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani