Thirrja e policisë: Mos hidhni fishekzjarrë, largoni personat me maska

Kapsolla të shumta dhe lëndë tymuese janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë ndërkohë që po fliste kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke sjellë edhe reagimin e forcave të policisë.

Përmes thirrjeve me altoparlant, policia i është drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës: “Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarrë, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë”.

“Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN