“Zëvendësuesit”: Si ka qenë opozitarizmi i opozitës së re?

Që prej 21 shkurtit,  shumë ujëra kanë lëvizur në Parlament.

Dorëzimin e mandatit si pjesa tjetër e deputeteve të LSI-së e PD-së, refuzuan ta bënin Lefter Koka, Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi.

Prej atij momenti, në çdo seancë plenare, betoheshin njeri pas tjetrit, deputetët e rinj pasues në lista. Ndërsa jashtë të vjetërit i quanin tradhtarë.

Aktualisht në kuvend ka 102 deputetë , 23 opozitarë, ndërsa 3 të tjerë pritet t’i bashkohen javën e ardhshme pasi  kane dorëzuar formularët në KQZ .

Për të mos pranuar statusin e fasadës që i kishin vendosur, të rinjtë filluan të ngrinin zërin.

Oferta që PS i kishte bërë PD-së së vjetër për të pasur vëzhgues në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore, i bezdisi jo pak ata.

Ashtu si nga protesta në protestë PD e LSI nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin e Ramës, as ky i fundit, nuk lëshon terren.