Avioni më i madh në botë kryen fluturimin e parë

Avioni më i madh në botë, një mjet gjigant me gjashtë motorë të përdorur në avionët Boeing 747, realizoi fluturimin e parë, të shtunën në Kaliforni, duke kryer një tur mbi shkretëtirën Mojave.

Avioni është 1,5 herë më i madh se sa një Airbus 380, ose sa një fushë futbolli, ose 117 metra.

Kompania “Stratolaunch” njoftoi që avioni kishte fluturuar për dy orë e gjysmë, pasi deri më tani kishte realizuar vetëm testime në tokë. Mësohet se ai arriti të kapte shpejtësinë maksimale prej 304 kilometrash në orë dhe arriti në një lartësi prej 5182 metra.

Projekti është financuar nga Paul Allen, bashkëthemeluesi i Microsoft dhe synon që të japë ndihmesë për nisjen më të lehtë të satelitëve për në hapësirë. Por pavarësisht suksesit të deritanishëm, me vdekjen e Allen tetorin e kaluar, e ardhmja e kompanisë është në dyshim.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN