Bien aplikacionet e Mark Zuckerberg, bota në “panik”!

Bien “Facebook”, “Instagram” dhe “Whatsapp” në disa shtete të botës për më shumë se dy orë. Në Britaninë e Madhe, në Europë dhe disa shtete amerikane, rrjetet sociale, përpara mesditës, janë bllokuar, duke mos lejuar komunikimin.

Ende nuk dihet shkaku i këtij problemi, por rrjetet sociale më të përdorura në botë, nuk funksionuan, llogaritë nuk mund të hapeshin. Ajo çka del menjëherë kur tenton të hysh në llogari është tabela ku shkruhet “error” apo ky sit nuk mund të arrihet.

Prej orësh, as mesazhet përmes Whatsapp nuk dërgoheshin. Problemet u raportuan fillimisht në Marok, Ukrainë, Filipine dhe Greqi.

Ky bllokim vjen 1 muaj pas rënies së parë të këtyre rrjeteve sociale, i cili u vlerësua si problemi më i madh që prej themelimit të Facebook.

Në atë kohë, Facebook kërkoi ndjesë dhe u shfajësua me disa ndryshime në konfiguracionin e serverit dhe me fshirjen e mijëra llogarive mbi 10-vjeçare, të papërdorura. Edhe për bllokimin e sotëm, dyshohet se mund të qëndrojë ndonjë sulm i mundshëm kibernetik, por duhet pritur reagimi zyrtar.

E kur bie Facebook, të gjithë i drejtohen Twitterit për ta shprehur këtë në mënyra nga më të ndryshmet, por edhe argëtuese…

Shkarkoni aplikacionin e A2