Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kukësi dorëzohet për titullin, “merr frymë” Tirana

Nga A2 CNN
14 Prill 2019, 20:03 | Futboll

Kukësi është dorëzuar në garën për titullin kampion. Jo vetëm kaq por tashmë rrezikon edhe vendin e dytë pasi mund 2-1 nga Flamurtarit, me vlonjatët që nuk dinë të ndalen dhe tashmë janë katapultuar në vendin e tretë vetëm1 pikë më pak se Kukësi.

Partizani pas fitores në tavolinë ndaj Kamzës e çon në 12 pikë diferencën nga ndjekësja më e afërt dhe praktikisht vendos duart tek titulli. Fitore jetike për Tiranën që vulosi krizën e thellë të Teutës duke triumfuar 3-1.

Një fitore që merr vlerë të dyfishtë më skuadrën e Ardian Memës pas humbjes së thellë të një prej rivalëve për mbijetesë si Kastrioti që u mund4-0 nga Skënderbeu. Ndërsa Luftëtari vijon ecurinë pozitive duke kaluar me sukses edhe Laçin, 1-0 sërish me golin e sulmuesit Dunga.

Vllaznia feston rikthimin në Superiore

Vllaznia më në fund mund të festojë ngjitjen ne Kategorinë Superiore edhe matematikisht. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Agim Canaj mundën 3-0 Erzenin në transfertë dhe tashmë janë zyrtarisht të rikthyer në elitën e futbollit. Diferenca nga Besëlidhja është 12 pikë, kur kanë mbetur edhe 4 javë nga fundi i sezonit të rregullt por gjithçka është e mbyllur pasi 9 herë kampionët e vendit, kanë në favor përballjet direkte, me 2 fitore dhe 1 barazim kundrejt lezhjanëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë