Liverpool rimerr kreun në dy minuta, kalendari e favorizon ndaj City-t

I mjaftuan dy gola në dy minuta Liverpool-it për t’u rikthyer brenda pak orësh në krye të kampionatit anglez, kur kanë mbetur edhe katër javë nga fundi.

Sadio Mane në të 51’ dhe Mohamed Salah në të 53’ siguruan fitoren për Reds-at e Jurgen Klopp në sfidën delikate kundër Chelsea-t. Ishte përgjigja e duhur ndaj City-t, që në drekë fitoi 3-1 në fushën e Crystal Palace, falë një dopiete të Sterling dhe një goli në të 90’ nga Gabriel Jesus.

Edhe pse ka një ndeshje më shumë për të luajtur dhe diferenca me Liverpool është vetëm dy pikë, skuadra e Pep Guardiolas ka një kalendar më të disfavorshëm, pasi do të duhet të luajë kundër Tottenham dhe Manchester United, ndërkohë që e pret sfida e kthimit në Champions League kundër Tottenham, pa harruar edhe finalen e Kupës së Anglisë.

Ndeshjet e mbetura të të dy skuadrave

Liverpool

21/04 kundër Cardiff (jashtë)

26/04 kundër Huddersfield (brenda)

04/05 kundër Newcastle (jashtë)*

12/05 kundër Wolverhampton (brenda)

Manchester City

20/04 kundër Tottenham (brenda)

24/04 kundër Mançester United (jashtë)

28/04 kundër Burnley (jashtë)

04/05 kundër Leicester (brenda)*

12/05 kundër Brighton (jashtë)

* Data, e pakonfirmuar zyrtarisht

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN