Protesta e 13 prillit, 55 persona të shoqëruar

Një ditë pas protestës së opozitës përballë Kryeministrisë e më pas te Parlamenti, policia ka bërë të ditur se janë shoqëruar në komisariat 55 persona, nga të cilët 27 janë të arrestuar.

Protesta e ditës së shtunë, 13 prill, nisi në orën 18 përballë Kryeministrisë, ku protestuesit çanë kordonin e policisë menjëherë pas fjalës së kreut të PD, Lulzim Basha, duke u ngjitur në derën e Kryeministrisë.

Më pas, ata u zhvendosën pranë Parlamentit, ku pas tentativave për të çarë kordonin e policisë të vendosur edhe atje dhe hedhjes së kapsollave e flakadanëve, policia iu kundërpërgjigj me gaz lotsjellës e më pas edhe me ujë.

Si pasojë mbetën të lënduar 5 efektivë policie, si edhe 15 protestues.

Shkarkoni aplikacionin e A2