Protesta e opozitës, Gjonaj: Dhuna e Bashës nga frika e reformës në drejtësi

Për protestën e opozitës të ditës së shtunë, reagoi në një deklaratë për mediat edhe ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila dënoi dhunën.

Ajo deklaroi se dhuna vjen si pasojë e frikës së liderit të opozitës, Lulzim Basha, nga reforma në drejtësi.

“Të gjithë atë që në forma të ndryshme kanë nxitur ose kanë kryer aktet e dhunës në protestën e djeshme duhet të marrin dënimin sipas ligjit. E drejta e protestës është mjet që i shërben demokracisë së një shteti, por kur protestat bëhen nga parti politike për luftën për pushtet, protesta është e pajustifikuar. Protesta e djeshme dhe të fundit nuk janë protesta për interesat e qytetarëve, por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i opozitës për vetë interesat e tyre për shkak të reformës në drejtësi. Zbatimin e kësaj reforme në drejtësi, të cilat këto parti nuk e mbështetën por e penguan me mënyra nga më të ndryshmet”, tha Gjonaj.