Të gjithë në shesh për fitoren e Kim, tani me një titull të ri

Një tubim masiv u organizua në Penian të enjten pasi Kimg Jong Un fitoi zgjedhjet, duke ruajtur pozicionin e tij si kryetar i Komitetit të Çështjeve Shtetërore.

Media shtetërore e quajti për herë të parë atë që njihej botërisht si lideri suprem, me titullin “Përfaqësuesi Suprem i të gjithë popullit korean”. Titulli ishte miratuar me një dekret të veçantë që në shkurt, por nuk ishte përdorur kurrë publikisht deri të premten, sipas Associated Press.

Por edhe pse vetë nuk pati probleme të ruante postin, lideri koreano-verior bëri disa ndryshime në kabinetin e tij, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë në vështirësi të vendit. Zyrtarisht, President i Presidiumit të Asamblesë Supreme të Popullit të Koresë së Veriut u zgjodh Choe Ryong Hae, i cili teorikisht duhet të përfaqësojë vendin në ceremonitë diplomatike, dhe konsiderohet zyrtarisht kreu i shtetit. Por ekspertët ndërkombëtarë thonë se pushteti mbetet në duart e Kim Jong Un.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN