”Atlantik”, batalioni i krijuar në SHBA rimblidhet në Tiranë, 20 vite nga lufta

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta e Kosovës me ushtrinë e Serbisë, ish-luftëtarët e UÇK-së, që i përkisnin batalionit “Atlantiku”, duket se janë ende të emocionuar.

 Ata janë rimbledhur sërish, por kësaj radhe në kryeqytetin e të gjithë shqiptarëve, në Tiranë. Po përse lindi nevoja e krijimit të këtij batalioni që përtej brigjeve të Atlantikut?

Një prej protagonistëve tregon. “Janë kujtimet e këqija e gjithë shqiptareve, në një situatë ku populli ishte para zhdukjes në Kosovë, dhe që kishte shkaktuar një luftë për jetë a vdekje”.

Komandanti flet për të tashmen: “Dukuritë negative si krimi i organizuar dhe korrupsioni, duket të kenë vëmendje të veçantë në të dy vendet, se pengojnë zhvillimin e tyre”.

Ndërsa Mark Gjonaj, një prej shqiptarëve që është ngjitur në rangjet e larta të politikës amerikane ka një mesazh edhe për procesin e bisedimeve Kosovë-Serbi.

 “Shqiptarët kanë paguar shumë dhe ne duhet të shohim para, Serbia po e vështirëson situatën në mënyrë të panevojshme. Ajo duhet të pranojë që Kosova është vend i pavarur, dhe të ecë përpara”, thotë Gjonaj.

Delegacioni do të kryejë disa takime me oficerë të ushtrisë shqiptare, por edhe me politikanë të rangjeve të larta, duke përkujtuar kështu vitet e luftës dhe sakrificën e shqiptarëve për liri.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN