Grabitja në Rinas, nuk ka gjurmë biologjike në makinën e grabitësve

Në brendësi të makinës që dyshohet se përdorën grabitësit e miliona eurove në Rinas, nuk janë gjetur gjurmë biologjike që do të çonin në zbulimin e autorëve.

Paraditen e kësaj të hëne, siç duket edhe në këto pamje, Policia e Tiranës, zhvendosi automjetin e djegur, që u gjet në fshatin Dritas. Nga ekspertiza, nuk rezulton të jenë gjetur shenja gishtërinjsh, fije floku apo materiale të tjera biologjike që do të ndihmonin specialistët të identifikonin autorët.

 Deri tani, e vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit, ndërsa po verifikohen disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar shasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni.

Nga ana tjetër po verifikohen edhe disa biznese private të reklamave ku mund të jetë printuar logo “Hetimi Tatimor”, si dhe është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj dhe grabitësit e tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN