Kapet kokainë me vlerë 10 mln € në Maltë, një pjesë do të vinte në Durrës

91,25 kg kokainë u sekuestruan të dielën në portin e Maltës nga departamenti I doganave. Kokaina me vlerë prej 10,3 milion eurosh ishte futur në tre kontejnerë, 2 prej të cilëve ishin nisur nga Amerika e Jugut dhe kishin si destinacion portin e Durrësit.

Në kontejnerët që do të mbërrinin në Shqipëri u zbuluan gjithsej 36 pako me lëndë narkotike, vlera e të cilave arrinte në gati 5 milion euro. Kontejneri I tretë kishte si destinacion Selanikun. Një sasi e njëjtë prej 91.2 kg kokaine u zbulua edhe të dielën e kaluar ndërsa 24 kg të tjera, u konfiskuan të martën.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN