Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kushtoi 20 mld dollarë, ura më e gjatë në det ka probleme

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 11:18 | Lifestyle

Kushtoi 20 miliardë dollarë dhe është ura më e gjatë në botë në det, por tashmë, ashtu siç kishin paralajmëruar banorët e Hong Kongut, fluksi i madh i turistëve është shoqëruar me probleme të shumta për akomodimin e tyre dhe trafikun.

Autoritetet në provincën Guangdong pezulluan udhëtimet njëditore për 48 orë në fundjavë dhe vendosën edhe kufizime të tjera për të ulur numrin e turistëve dhe tashmë pritet që ky vendim të japë rezultat.

Ura u hap në muajin tetor. Ajo lidh Hong Kongun dhe Makaun me Kinën. Ura 55 kilometra është më e gjatë në botë që kalon përmes detit. Ajo është ndërtuar që të durojë tërmete të magnitudës 8, super tajfuneve dhe goditjeve nga anijet e mëdha të mallrave. Për ndërtimin e saj janë përdorur 400 000 tonë çelik, për krahasim 4,5 herë më shumë se sa për urën “Golden Gate” të San Franciskos.

Rreth 6,7 kilometra rrugë të urës janë nën ujë, një ide që ndihmon në shmangien e trafikut të madh detar në zonë. Gjatë ndërtimit të saj kanë humbur jetën 7 punëtorë ndërsa 275 të tjerë janë dëmtuar.

Deri tani ura është përdorur vetëm nga mjetet e transportit publik dhe ato të turistëve, ndërsa pronarët e makinave private në Hong Kong nuk kanë mundësi të kalojnë aty pa leje të veçantë.

Janë pikërisht banorët e Hong Kongut që e kanë kundërshtuar më tepër këtë projekt, pasi mendonin që qyteti i mbipopulluar do të “mbytej” nga turistët.

Në vitin 2016, Hong Kongu u vizitua nga 56,7 milionë turistë, një shifër gjigante krahasuar për shembull me 37,6 milionë turistët që vizituan Mbretërinë e Bashkuar në të njëjtën periudhë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli