Macron: “Një pjesë e jona u dogj sot”. Shkatërrimi i Notre Dame po trondit botën

Reagime të shumta po vinë nga gjithë bota pas pamjeve të zjarrit të frikshëm që po shkatërron një nga godinat më të famshme në botë, katedralen e Notre Dame në Paris, që me 12 milionë turistë është objekti më i vizituar në Francë pas Kullës Eifel.

Presidenti francez Emanuel Macron deklaroi se “është shumë i trishtuar, si të gjithë francezët, sepse po shoh një pjesë nga ne që sot po shkrumbohet”.

Presidenti amerikan Donald Trump nuk mungon të komentojë: “Është e tmerrshme të shohësh zjarrin në Notre Dame” dhe sugjeron të “përdoren aeroplanët kundër zjarrit”.

Ndërkohë, zëdhënësi i katedralet ka konfirmuar situatën e rëndë për sa i përket ambienteve të brendshme të godinës, ku sipas tij e gjithë çatia ka rene përtokë.

Shkarkoni aplikacionin e A2