Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Madonna, si agjentja sekrete e vitit

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 16:01 | Showbiz
Madonna, si agjentja sekrete e vitit

Rikthehet “mbretëresha” e popit, Madonna. Ylli i shumë e shumë hiteve ndërkombëtare, kërkon sërish vëmendjen e publikut, madje jo vetëm për një material muzikor.

Edhe pse i ka munguar fansave, ajo ka rrëfyer përmes një video 60 sekondëshe që gjatë kësaj kohe ka punuar për regjistrimin e disa këngëve të reja që do të publikohen në një përmbledhje të quajtur “Madame X”.

Madonna vjen edhe këtë herë nën kostumin e disa karaktereve dhe personaliteteve, duke rijetëzuar sërish imazhin e saj si këngëtare. E në fakt, Madonna-s nuk i ka munguar asnjëherë interpretimi edhe si aktore në produksionet që ka publikuar më herët.

Gjatë klipit prezantues të albumit më të ri, “mbretëresha” e popit shpjegon se ajo është “Madame X”, agjentja sekrete që udhëton nëpër botë duke ndërruar identitetet, duke luftuar për liri dhe duke sjellë dritë në vendet e errëta.

“Rebel Heart” ishte albumi i fundit i këngëtares, e që nga 2015 duket se Madonna ka punuar për “MadameX”, që pritet të publikohet këtë verë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu