Meta: Solidaritet me popullin francez, Notre Dame simbol i trashëgimisë botërore

Nuk ka munguar reagimi i presidentit Shqiptar Ilir Meta për zjarrin tragjik që ka shkatërruar një pjesë të rëndësishme të katedrales të Notre Dame në Paris.  

Përmes rrjeteve sociale, presidenti ka shprehur afërsinë e tij me popullin francez në këtë ditë të vështirë për atë vend, por edhe për trashëgiminë botërore.

“I trishtuar nga zjarri i rënë në Katedralen Notre Dame, këtë simbol të Parisit dhe Francës, por edhe të trashëgimisë kulturore evropiane dhe botërore. Uroj sa më pak dëme! Solidaritet me popullin francez!”, shkruan presidenti shqiptar.