Shtyhet seanca ndaj Habilajve

Shtyhet seanca e parë gjyqësore ndaj grupit “Habilaj”. Seanca u shty për shkak të mos njoftimit të të pandehurve. Vëllezërit Habilaj dhe anëtarët e tjerë të grupit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Disa prej anëtarëve të grupit ndodhen në Itali, atje ku paralelisht me krimet e rënda në Shqipëri vijon procesi gjyqësor. Në këtë çështje gjyqësore janë të perfshire vëllezërit Moisi e Florian Habilaj, Tigrens Mezuraj, Armando Sulaj, Meridian Sulaj, Nezar Seiti.

Sipas Prokurorisë, i dyshuari Moisi Habilaj është mbështetur nga punonjës policie dhe zyrtarë të lartë të policisë për kultivimin e kanabisit dhe trafikimin ndërkombëtar të drogës. Ndërkohë, i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës është akuzuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por çështja ndaj tij do të gjykohet më vete.