Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Opozita intensifikon protestat, nënkryetari i PD Spaho: Nuk përjashtohet greva

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 17:00 | Politikë

Opozita paralajmëron intensifikim të protestave pas tubimit të 13 prillit. Në një intervistë për A2 CNN, nënkryetari i PD, Edmond Spaho tha se demokratet do përdorin çdo mjet për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve fasadë në 30 qershor.

Pas tubimit 13 prillit, paralajmërimi i opozitës është për intensifikim të protestave. Për kundër qëndrimit të kryeministrit Edi Rama, pikërisht ditën e protestës, se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor,  nënkryetari demokrat, Edmond Spaho thotë se opozita do te përdorë çdo mjet për të mos lejuar zgjedhje fasadë.

“Zgjedhje në qershor nuk ka për të pasur. Fakti që po zhvillojmë protesta qytetare tregon se të gjitha format e mundshme, në varësi të zhvillimeve politike mund të merren në konsideratë.

Spaho i kërkon edhe faktorit ndërkombëtar të parandalojë përshkallëzimin e situatës.

Petrit Vasili në A2 CNN

“Duhet të parandalojë përshkallëzimin e situatës dhe përsëritjen e skenarëve, të cilët asnjeri nuk ka dëshirë të shfaqen”, saktëson Spaho.

Edhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili tha në studion e “Dita Jonë” e A2 CNN  se opozita nuk po kërkon pushtet, por respektimin e  dy të drejtave themelore, lirinë e votës dhe të fjalës. 

“Të dy liritë janë tundur, duhet të rithemelojmë sistemin, nuk kanë rëndësi fituesit, fituesit gjithmonë do të jenë relative”, deklaroi Vasili.

A2 CNN Livestream

Dita jonë