Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Pas pezullimit të Konit, Shahini cakton rektorin e përkohshëm

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 10:57 | Aktualitet

Pas pezullimit të Mynyr Konit nga posti i rektorit të Universitetit të Tiranës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka emëruar Bernard Dostin përkohësisht në këtë detyrë.

Dosti, aktualisht zëvendësrektor në Universitetin e Tiranës, do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Urdhri i ministres së Arsimit, Besa Shahini, 12 prill 2019

Koni u pezullua nga Shahini më 12 prill, për shkak “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, ndërsa ka kërkuar edhe shkarkimin e tij nga Presidenti Ilir Meta.

https://a2news.com/2019/04/13/mas-pezullon-rektorin-koni-kerkon-shkarkimin-e-tij-nga-meta/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani