Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pastrohet Kryeministria dhe Parlamenti pas protestës

Nga A2 CNN
15 Prill 2019, 08:58 | Aktualitet
Pastrohet Kryeministria dhe Parlamenti pas protestës

Pak orë pas protestës të së shtunës, e diela e gjeti Kryeministrinë dhe Parlamentin në proces pastrimi.

Punonjësit nisën punën për të hequr njollat e zeza dhe blu të bojës që u hodh nga protestuesit para Këshillit të Ministrave.

Ky ishte dëmi i vetëm që iu shkaktua këtij institucioni, pasi nuk u sulmua as dera dhe as xhamat e saj.

Nga ana tjetër, pas heqjes së shiritave që tregojnë për një skenë krimi, punonjësit e Bashkisë së Tiranës pastruan edhe ambientin përballë Parlamentit, ku u shënuan edhe aktet e dhunës.

Makina e djegur u hoq nga kioska përballë Kuvendit, ndërsa era e kundërgazit ndihej ende përreth.

A2 CNN Livestream

Dita jonë