Shpërdorim detyre, kryebashkiaku i Kavajës paditet nga IKMT

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja, është kallëzuar penalisht nga IKMT për shpërdorim detyre.

Së bashku me Kryetarin e Bashkisë, IKMT ka kallëzuar penalisht edhe drejtoreshën e Drejtorisë së Kontrollit, Zhvillimit Urbanistik dhe Pronave, Dëshira Qato, si dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) Bashkia Kavajë, Dritan Kazazi.

Sipas akuzave, personat në fjalë kanë cenuar interesin publik dhe territorin publik në të paktën shtatë objekte shumëkatëshe të ngritura në territorin e bashkisë Kavajë.

Ndërkohë, me dy javë më parë ishte kryeministri Edi Rama që akuzoi kryebashkiakun e Kavajës për ndërtime në rërë dhe moskryerjen e investimeve për komunitetin.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN