Vasili: Votën dhe jetën s’na e merr dot njeri

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë”, nga ku foli për situatën politike në vend.

Vasili e vlerësoi edhe njëherë tjetër situatën si shumë të rëndë, ndërsa thotë se nuk sheh reflektim në anën e mazhorancës.

Më tej, Vasili shprehet se dy liritë themelore nuk t’i merr askush. “Ka hyrë në një rrugë kriminale pa kthimit, por votën dhe jetën nuk na e merr dot njeri. Dy liritë e patjetërsueshme janë këto. Unë nuk e kam diskutuar kurrë fituesin që vendos populli. Ne kërkojmë të rivendosim standardin e votës”, tha Vasili.

Ndërkohë, ai thotë se kërkesat janë shumë të qarta nga ana e opozitës. “Ne nuk kërkojmë pushtet, por të vendosen disa standarde dhe kërkesa është shumë e qartë”, tha Vasili.

Shkarkoni aplikacionin e A2