Vdes “Zonja Makbeth” e Ballkanit, jetonte në Rusi

Mira Markovic, vejusha e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Milloshevic ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare në rusi.

E njohur si “zonja makbeth” e Ballkanit, Markovic ishte një figurë e rëndësishme politike gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 90-të.

Një prej këshilltareve më të besuara dhe më me shumë ndikim te bashkëshorti, ajo kishte gjithashtu partinë e saj neo-komunisten e ‘Majta e Bashkuar Jugosllave’.

Dy vite pas arrestimit të të shoqit në 2001-shin, ajo u arratis në Rusi. Të martuar për 4 dekada ishin gati të pandashëm deri në ekstradimin e Milloshevicit.

Ish-presidenti vdiq në 2006-tën ndërsa mbahej në gjykatën e krimeve të luftës në Hagë, nën akuzën për genocid dhe krime të tjera gjatë luftës së viteve 90-të në Ballkan.