“Volvo 4”, gjykata s’ndryshon masën për ish-deputetët e PS

Gjykata e Krimeve të Rënda ka refuzuar kërkesën e ndryshimit të masës së sigurisë për dy ish-deputetët e Partisë Socialiste, Arben Ndoka dhe Arben Çuku.

Ndërkohë, avokati i Arben Ndokës, Maks Haxhia, ka theksuar se ka apeluar vendimin për sekuestron e pronave në emër të familjes Ndoka, sipas të cilit, nuk asnjë metër tokës në emër ish deputetit socialist.

Çuko dhe Ndoka janë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi u arrestuan në kuadër të operacionit “Vol-vo 4” si të implikuar në disa afera korrupsioni. Bashkë me ta u arrestuan edhe persona të tjerë.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN