Zjarri po shkatërron katedralen e Notre Dame në Paris, por struktura e jashtme “do të shpëtojë”

Një zjarr masiv ka përfshirë një nga monumentet më të njohura të Parisit, katedralen e Notre Dame.

Nuk dihen ende shkaqet, por pamjet janë vërtetë shqetësuese. Tym i lartë shihet të dalë nga pjesa qendrore e objektit të kultit, aty ku ndodhen disa skela për një restaurim i objektit.

Katedralja, e ndërtuar midis viteve 1163 dhe 1344, përveç domethënies religjioze është edhe një nga dëshmitë më të vyera të artit gotik në Evropë.

 Presidenti francez Macron ka shtyrën fjalimin e tij të programuar në darkë, dhe po ndjek nga afër ngjarjen.

Ndërkohë, 400 zjarrfikës po luftojnë të venë flakët nën kontroll. Sipas autoriteteve, edhe pse fatkeqësisht çatia dhe veprat e brendshme kanë marrë dëme fatale dhe të pakthyeshme, gjithsesi struktura metalike si dhe ajo e fasadës së gurtë po reziston dhe do të shpëtojë, në kuadër të një rindërtimi që do të jetë gjithsesi i vështirë.

Shkarkoni aplikacionin e A2