Armë dhe sende të forta, arrestohen 54 ultras holandezë

135946024 521f19c0 9ab4 4933 964d 5e25e3150749 600x338

54 tifozë holandezë të nisur drejt Torinos për të ndjekur çerekfinalen mes Juventus dhe Ajax, janë ndalur nga policia italiane pasi i janë gjetur armë, sende të forta dhe mjete piroteknike.

Disa nga ultrasit janë evidentuar si persona të cilët kanë shkaktuar trazira edhe në ndeshjen e parë në Amsterdam. ‘Luftojmë kundër çdo akti dhune, brenda dhe jashtë stadiumeve italiane.

Persona të tillë nuk duhet të shkelin kurrë në ambiente sportive. Këta tifozë holandezë do të ndalohen përjetë të shkelin në territorin italian – ka qenë deklarata e ministrit të brendshëm italian Mateo Salvini.