Beteja e titullit, Partizani praktikisht kampion, Rama shmang euforinë

Edhe pse titulli është çështje ditësh, me një diferencë prej 12 pikësh nga ndjekësi më i afërt, te Partizani qëndrojnë me këmbë në tokë dhe nuk festojnë përpara kohe.

Drejtori sportiv, Olsi Rama, kërkon të shmang euforinë duke në mënyrë që skuadra të mbetet e përqendruar në javët e mbetura.

“Euforia është një faktor që ndonjëherë ndihmon, por në pjesën më të madhe dëmton”, thotë Olsi Rama.

Ndërkohë, i dorëzuar në lojë, Presidenti i Kukësit, Safet Gjici nuk nguron të thumbojë të kuqtë në disa batuta e sipër me presidentin Duka.

Nga ana tjetër, Olsi Rama edhe pse në rrugën e duhur me skuadrën e tij nuk i kursen replikat për presidentin e verilindorëve.

7 javë nga fundi i sezonit të rregullt, Partizani është praktikisht kampion ndërsa Kukësi, 12 pikë më pak, ka të njëjtën distancë nga titulli aq sa edhe nga lufta për mbijetesë në të cilën ndodhet Tirana.

Shkarkoni aplikacionin e A2