Boshard në Shkodër: Po inkurajojmë palët të marrin pjesë në zgjedhje

Ambasadori i BE në vendin tonë, Bernard Boshard, ka dhënë mesazhe të qarta për krizën politike në vend.

Nga Shkodra, ku Boshard ishte në një takim me studentë, Boshard u shpreh se BE po inkurajon dialogun politik mes palëve si dhe nxit pjesëmarrjen në zgjedhje.

“Po nxisim që të marrin pjesë në zgjedhje. Po inkurajojmë dialogun mes palëve politike dhe po i orientojmë që të bien në një emërues të përbashkët për problemet që ka vendi”, tha ambasadori.

Boshard i pyetur nëse mund të bëhen zgjedhje pa opozitën, Boshard dha këtë përgjigje: “Nuk mund të tregoj dhe shikoj të ardhmen e vendit”.

Ndërsa për opozitën që është aktualisht në Parlament, Boshard ndau këtë opinion: “Partitë politike që kanë përfaqësues në KQZ i kanë njohur zgjedhjet e 2017-ës”.