Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

"Çokollata” e hidhur për tre persona në Tiranë, arrestohen me një kuintal drogë të presuar

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 19:07 | Kronikë

Policia e Shtetit ka goditur sot një bandë që tregtonte  lëndë narkotike në kryeqytet.

Forcat e rendit arrestuan në flagrancë tre persona, E.K 37 vjeç, M.L. 33 vjeç, dhe I.G, 57, vjeç, të tre banues në Tiranë.

Një nga personat e arrestuar në flagrancë

Në bagazhin e një automjeti Mercedes që sipas hetuesve po bënte lëvizje të dyshimta në rrugën "Pavarësia", në Laprakë, Një nga personat e arrestuar në flagrancë policia zbuloi 4 thasë me canabis sativa, të presuar në formë çokollate, që është dhe shkaku i emërimit të operacionit me këtë emër.  

Sasia e drogës së sekuestruar  është e konsiderueshme, dhe sipas të dhënave kalon kuintalin, pikërisht 111 kg.

Të tre të arrestuarit do të përgjigjen tashmë me akuzën “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim".

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani