Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dekanët për pezullimin e Konit: I vonuar

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 00:09 | Aktualitet
Dekanët për pezullimin e Konit: I vonuar

Vetëm 3 ditë pas shkresës së Ministres së Arsimit Besa Shahini për pezullimin e rektorit të universitetit të Tiranës Mynyr Koni, 4 nga 6 dekanët e këtij universiteti kanë dalë në një konferencë për shtyp. Ata e kane cilësuar vendimin e Ministres se Arsimit si të vonuar.

Largimi i rektorit sipas tyre do të rikthejë normalitetin në universitetin e përfshirë nga kolapsi.

Për drejtuesit e katër fakulteteve  problemi i universitetit është Mynyr Koni dhe jo ligji i arsimit të lartë.

Sa i përket vendimit të ministres për pezullimin e tij, dekani i drejtësisë thotë se  ministria nuk ka anashkaluar presidentin, ndërsa dy dekanët e tjerë në universitetin e Tiranës nuk kanë asnjë qëndrim publik për pezullimin e rektorit.

Ndërkohë nga 12 prilli zyrtarisht zv. rektori është dhe kreu i përkohshëm i universitetit të Tiranës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë