Kombëtarja, duhen zgjidhur dy probleme para prezantimit të trajnerit të ri

Pritej të zyrtarizohej këtë të martë, por ulja e trajnerit argjentinas Edy Reja në stolin e përfaqësues shqiptare do të konkretizohet ditët në vijim. Akordi mes tij dhe Federatës Shqiptare të Futbollit është arritur, por mungojnë vetëm disa detaje finale për firmën.

Mediat italiane cilësojnë të mërkurën si ditën vendimtare. Një nga ngërçet e krijuara është kohëzgjatja e kontratës. Reja kërkon të firmos për 1 vit në stolin kuqezi ndërsa presidenti Duka kërkon 2 vite. Kjo mund të zgjidhet me opsioni 1+1, pra 1 vit dhe nj rinovim i mundshëm, çka do t’i kënaqte të dyja palët.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është çështja e zëvendës trajnerit. Reja kërkon si asistent Alesandro Calori-n dhe për këtë, Federate Shqiptare është dakord, por trajneri italian i sapo larguar nga Ternana nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin e Serie C.

Fillimi i javës së ardhshme do të vulosë përfundimisht zyrtarizmin e Reja-s, me teknikun 73-vjeçar që do të vijojë dinastinë e trajnerëve italianë në stolin e Shqipërisë prej gati 1 dekade.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN