Kurrizoja, në lot për Katedralen e “Notre Dame”

Dhimbja për djegien e një pjese të mirë të Katedrales së “Notre Dame” ka sjellë trishtim në të gjithë botën, për atë që përfaqëson godina, jo vetëm nga ana fetare. Kisha mbi 850-vjeçare ka qenë edhe “skenë” e një prej kryeveprave të letërsisë botërore, “Notre Dame de Paris”, shkruar nga Victor Hugo.

E pikërisht duke përdorur një prej personazheve kryesorë të veprës, Kurrizon e famshëm, artistë të ndryshëm kanë publikuar në internet karikaturat e tyre, si një homazh për katedralen e Parisit.

Shkarkoni aplikacionin e A2