Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Masat e sigurisë në Rinas, Policia Ushtarake 24 orë patrullime dhe kontrolle

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 16:25 | Kronikë
Masat e sigurisë në Rinas, Policia Ushtarake 24 orë patrullime

Patrullimi i policisë ushtarake në aeroportin e Rinasit është i vazhdueshëm çdo 24 orë dhe me turne, duke përshkruar thuajse çdo portë hyrëse e dalëse të aeroportit.

Çdo lëvizje e automjeteve kalon përmes një kontrolli të detajuar. Instalimi i forcave të ushtrisë ka krijuar një efekt sigurie edhe për pasagjerët, ndërsa masat e sigurisë duket se janë shtuar ndjeshëm.

Përveç pranisë së ushtrisë apo blloqeve të betonit, që grabitësit tërhoqën zvarrë me makinën e “Hetimit Tatimor” dhe zinxhirëve me dryn, në zonë shfaqen shpesh edhe punonjësit e koncesionarit.

Debatet e ndezura për mungesën ndër vite të sigurisë në aeroportin “Nënë Tereza”, ndoshta kanë ndikuar edhe rritjen e përgjegjësisë së shtetit dhe privatit, të paktën për të parandaluar grabitjen e radhës së miliona eurove.

A2 CNN Livestream

Dita jonë