Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Miratohet mocioni kundër Shqipërisë, Holanda nis procedurat për heqjen e vizave

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 16:49 | Aktualitet

Holanda rrezikon lëvizjen e lirë të shqiptarëve në zonën “Shengen”. Parlamenti miratoi një mocion që

udhëzon qeverinë t’i kërkojë Komisionit Europian që të nisë procedurat për pezullimin e liberalizimit të vizave. Me anë të një deklarate, kuvendi njofton dhe arsyet e këtij vendimi, që u mbështet nga një maxhorancë e madhe.

“Pasi dëgjuam diskutimet e shumta, duke vënë në dukje se ka pasur një rritje të ndjeshme të aktiviteteve kriminale nga mafia shqiptare në Holandë; ndërsa këto organizata kriminale keqpërdorin mundësinë për të udhëtuar pa viza përmes Europës dhe të zgjerojnë më tej rrjetin e kontrabandës, i kërkojmë qeverisë të paraqesë kërkesën në Komisionin Europian për të filluar procedurën e frenimit emergjent të lëvizjes pa viza për Shqipërinë”

Parlamenti i Holandës
https://a2news.com/2019/04/16/mocioni-i-holandes-per-vizat-ministria-jone-e-jashtme-nuk-do-miratohet-nga-ke/

Pavarësisht mocionit të miratuar, ligjvënësit holandezë kanë ritheksuar se kjo kërkesë nuk do të gjejë mbështetje në BE pasi Shqipëria ende i përmbush kushtet për liberalizimin e vizave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli