Mocioni i Holandës për vizat, Ministria jonë e Jashtme: Nuk do miratohet nga KE

Ministria jonë e Jashtme reagoi pas mocionit të parlamentit holandez për pezullimin e vizave për Shqipërinë.

Në një deklarate për mediat sigurohen qytetarët se mocioni nuk do të miratohet nga Komisioni Evropian, pasi asnjë kusht i Bashkimit Evropian nuk plotësohet për paraqitjen e kësaj kërkese nga Holanda.

Migracioni i paligjshëm i shtetasve shqiptarë drejt Holandës ka rënë vazhdimisht, ndërkohë që pezullimi aplikohet në rast rritje mbi 50%, thuhet në reagim, ku përmendet se shifrat e kriminalitetit shqiptar janë në ulje.

Veç të tjerave, Ministria jonë e Jashtme e sheh këtë mocion si ndikim të klimës elektorale në Holandë, ku partitë politike e kanë përfshirë në agjendën e tyre.

Shkarkoni aplikacionin e A2