Prezantohet Karta e Studentit, dokumenti ofron 40 shërbime publike dhe private në Tiranë

Ministria e Arsimit dhe kryebashkiaku I Tiranës prezantuan modelin e Kartës së Studentit. 

Me daljen e vendimit të Këshillit të Ministrave do të nisë pajisja e studentëve me këtë dokument.

“Do të donim shumë që në muajin maj, secili prej jush të ketë kartën e tij personale. Karta ka logon e Bashkisë dhe Ministrisë përpara emri, dhe një barcode unik”, deklaroi Veliaj.

“Na ka marrë pak kohë derisa gjetëm bazën ligjore për të mundësuar këtë bashkëpunim, shpresojmë të bashkëpunojmë edhe me bashki të tjera ku ndodhen universitete”, shtoi ministrja Shahini.  

Kreu i Bashkisë tregoi 40 shërbimet që do të përfitojnë me tarifa të reduktuara studentët në kryeqytet.

Aplikimet  për kartën do të behën në zyra te posaçme që do ngrihen në çdo fakultet.

Shkarkoni aplikacionin e A2