Rama në Katar, angazhim për të thelluar bashkëpunimin, prioritet turizmi

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Katar, me ftesë të Emirit të Katarit Lartësisë së Tij Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani.

Në këtë vizitë, Kryeministria bën të ditur se Rama u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Kryeministri Rama u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit me Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani, bashkëbiseduesit vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.

Shkarkoni aplikacionin e A2 CNN