Sekretari i PD: Zgjidhja e krizës është duke ardhur, opozita s’bën kthim mbrapa

Teksa foli për krizën politike në vend, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, u shpreh se zgjidhja është duke ardhur dhe kjo, sipas tij, po ndodh nga faktori i brendshëm dhe jo nga ndërkombëtarët.

“Faktori ndërkombëtar ka qenë dhe mbetet një faktor i rëndësishëm për ne. Janë të mirëpritur për të sjellë standardet e tyre. Por zgjidhja është duke ardhur nga faktori i brendshëm. Kreu i opozitës është i interesuar për të pasur zgjidhje politike të këtij ngërçi. PD nuk bën kthim mbrapa dhe rezultati i vetëm i këtij aksioni politik do të jetë përmbushja e kushteve për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe largimi i Ramës.

Ne nuk e kemi ndërprerë kontaktin me qytetarët, jemi në konsultim me ta për vijimin e aksionit politik.

Qytetarëve u është shtuar besimi duke parë vendosmërinë e PD. Për të pasur alternativë në zgjedhje duhet të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh Gazmend Bardhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2