Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Seria e re e “2 gisht mjaltë”? Ermal Mamaqi e zbulon në “Dita Jonë”

Nga A2 CNN
16 Prill 2019, 09:21 | Aktualitet
Seria e re e “2 gisht mjaltë”? Ermal Mamaqi e zbulon në

Historia e një çifti që mundohet të realizojë një muaj mjalti në Karaibe, por një gabim në blerjen e biletave i bën ata që të enden rrugëve të jugut të Shqipërisë duke përjetuar peripeci nga më të ndryshmet.

Komedia “2 gisht mjaltë” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në 2 javët e para të shfaqjes në kinematë në Shqipëri, por edhe në Maqedoninë e Veriut.

Njeriu kryesor i kësaj komedie është Ermal Mamaqi, i cili jo vetëm luan rolin kryesor në film së bashku me Elvana Gjatën, por është edhe regjisor i “2 gisht mjaltë”.

Ai ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Dita Jonë” në A2 CNN, ku foli për suksesin e jashtëzakonshëm të këtij filmi.

“E dija që do të funksiononte, por jo në këto nivele. Unë dhe ekipi realizues kemi mbetur të shokuar që në ditën e parë. U shitën 10 mijë bileta që në ditën e parë. Kjo tregon që tregu ishte bosh dhe surpriza e njerëzve për filmin shqiptar… unë kam bërë pjesën time, por marketingun më të madh e kanë bërë vetë njerëzit. Në dy javët e parë janë shitur 150 mijë bileta në të gjitha kinematë”, tregon Ermal Mamaqi.

Por ndërsa pyetet se çfarë do të bëhet me lekët e filmit, Mamaqi zbulon se tashmë po kupton që ky biznes funksionon dhe mund të kthehet në një punë të përvitshme. “E para do të lajë lekët e filmit. Por po kuptoj se ky biznes funksionon dhe mund të kthehet një punë e përvitshme”.

Por a do të ketë “2 gisht mjaltë 2”? “Pse jo. Siç e thash kjo po kthehet në biznes dhe pse jo”, zbulon Ermali.

Arma më e fortë e suksesit të “2 gisht mjaltë”. “Unë besoj se arma ime më e fortë është organizimi. Mendoj se çdo kufij që ne vendosim për jetën tonë për biznesin për karrierën, së pari është në mendjen tonë. Elvana është një personazh i jashtëzakonshëm në film. Arsyet pse ky film ka shpërthyer është edhe fakti që Elvana ishte për herë të parë në aktrim”, u shpreh në “Dita Jonë” Ermal Mamaqi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani