“Shqiptarët mbizotërojnë trafikun e kokainës dhe heroinës”

Ish-kreu i Antimafias Italiane, Francesco Mandoi, në një intervistë për A2 CNN deklaron se grupet shqiptare mbizotërojnë trafikun e lëndëve të forta narkotike, si kokaina dhe heroina.

Mandoit, grupet shqiptare janë të bashkëpronare me grupet mafioze italiane dhe numri i dosjeve të përbashkëta janë të shumta dhe interesante.

Sipas tij, njohjet individuale të shtetasve shqiptarë i kanë mundësuar lidhjet që duhen për t’i bërë të fuqishëm në këtë trafik. “Organizatat kriminale shqiptare, jashtë kanë pësuar një rritje cilësie me kalimin e kohës”, thotë Mandoi. “Ata ia dilnin të bënin atë çka të tjerët nuk e bënin, e çonin deri në destinacion lëndën narkotike. Dhe ky ishte një avantazh pasi organizata e cila blen lëndën narkotike nuk rrezikon në transportin e saj. Ky fakt është një karakteristikë e kriminalitetit dhe kjo karakteristikë i ka lejuar të mbërrijnë në organizata e mëdha kriminale të llojit ‘Ndranghetta, Camorra e të tjera”.

“Nëpërmjet tyre dhe jo vetëm, nëpërmjet tyre por edhe nëpërmjet përdorimit të shqiptarëve të diasporës atyre që janë jashtë territoreve shqiptare, kanë mundur të kontaktojnë organizata të mëdha kriminale që merren me trafikun e lëndës narkotike, organizatat kolumbiane, organizatat e Lindjes së Mesme, në Irak dhe Afganistan”.

Shkarkoni aplikacionin e A2